Saturday, June 10, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Sulmi me 4 të vrarë në Vjenë, autori shqiptar kishte bashkëpunëtorë në Gjermani

by mapo.al
08/07/2021
in Aktualitet, Bota
0

Në sfondin e hetimeve për sulmin terrorist në Vjenë nëntorin e kaluar, të kryer nga Kujtim F. janë kontrolluar sërish dy të njohurit e tij Blinor S. e Drilon G. në Gjermani, që me gjasë kanë pasur dijeni për atentatin.

Më 2 nëntor 2020 Vjena u trondit nga një sulm terrorist. 20-vjeçari Kujtim F. me origjinë austriako-maqedonase-veriore vrau me armë katër vetë dhe plagosi mjaft të tjerë në qendër të qytetit. Mes viktimave ishte edhe një 24 vjeçare gjermane. Atentaori u qëllua nga policia.



Në vazhdën e hetimeve kundër këtij akti terrorist dhe terrorit në përgjithësi, Prokuroria e Përgjithshme ka kontrolluar të mërkurën sërish apartamentet e dy islamistëve nga Osnabryku dhe Kaseli që me gjasë kanë pasur dijeni për atentatin në Vjenë.

Pak para atentatit në Vjenë, dy islamistët në Gjermani kishin filluar të shuanin komunikimin me atentatorin e ardhshëm, sipas të dhënave të Zyrës Federale të Kriminalistikës, BKA.

Medita gjermane bëjnë të ditur, se këta persona, Drilon G. me nënshtetësi gjermane, dhe Blinor S. kosovar, janë të dyshuar, jo vetëm pse ishin miq të terroristit islamist, por sepse me gjasë kanë pasur dijeni mbi atentatin. Akuza kundër tyre: ata kanë pasur dijeni, që Kujtim F. planifikonte një atentat dhe nuk e kanë denoncuar atë, por e kanë “pranuar me vetëdije”.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme gjermane që të dy këta persona kanë “një botëkuptim radikal-islamik dhe për një kohë të gjatë para atentatit kanë qenë në kontakt me Kujtim F. përmes mediave sociale.” Më vonë ata janë përpjekur të fshehin lidhjen që kanë pasur.

Menjëherë pas atentatit vitin e kaluar, Prokuroria e Përgjithshme kishte kryer kontrolle në rrethin e personave të kontaktit të Kujtim F. dhe kishte siguruar telefonat dhe kompjuterat e të dyshuarve. Islamistët kanë qenë në mbikqyrje, sepse dyshoheshin, që kishin qenë të përfshirë në planet e atentatorit të Vjenës. Pak kohë pasi islamisti në Vjenë kishte siguruar kallashnikovin, të cilin do e përdorte në atentat në nëntor, islamistët e kanë vizituar atë në korrik 2020.

Ata kanë fjetur në shtëpinë e Kujtim F. dhe janë takuar me ekstremistë të tjerë nga Austria dhe Zvicra. Ky takim është vëzhguar për një kohë nga autoritetet e sigurisë në Austri. “Për shkak të lidhjes së ngushtë personale me atentatorin dhe botëkuptimit të përbashkët radikal-islamik, të dy të fajësuarit më së voni qqë nga vizita e tyre e kanë quajtur të mundur, që Kujtim F. do t’i bënte realitet qëllimet e tij për atentat të shprehura ndërkohë tek persona të tretë”, shprehen autoritetet gjermane të sigurisë.

Të dy personat kanë qenë në fokus të autoriteteve gjermane për zbardhjen e të dhënave mbi rrjet të dyshuar terroristësh, që shtrihet nga Gjermani, Zvicër, Austri dhe disa shtete të Ballkanit. “Luanët e Ballkanit” quhej rrjeti terrorist, tek i cili ka qenë pjesë edhe atentatori islamist i Vjenës.

Hetuesit janë të mendimit, se në këtë rrjet janë bashkuar islamistë të rinj, që nuk kanë luftuar në Siri apo Irak, por janë përkrahës të ideologjisë së IS-it. Bëhet fjalë për një “gjeneratë të re” të xhihadistëve, sipas prokurorisë, që pjesërisht kanë lidhje familjare në Ballkan dhe janë të lidhura përmes grupeve të chat-it me islamistët në Ballkan. /DW/

Tags: detajesulmi me 4 te vrarevjene

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Balluku: Bypass-i i Vlorës përfundon në datën 15 korrik, më 16 fillon lëvizja

Balluku: Bypass-i i Vlorës përfundon në datën 15 korrik, më 16 fillon lëvizja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
  • Dojna Mema me studentët e UET: Krijoni sa më shumë eksperienca të reja
  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In