Aktualitet

Sulmi me 5 të vrarë në Angli, mediat britanike zbardhin dinamikën e krimit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:18 - 13/08/21 |
mapo.al

Është hedhur dritë mbi fakte të reja që zbardhin ngjarjen e ndodhur në Angli, ku një person i armatosur vrau pesë persona të tjerë, përfshirë nënën e tij dhe një fëmijë.






Disa dëshmitarë të ngjarjes kanë deklaruar se autor i saj ishte 23-vjeçari Jake Davison.








Një dëshmitare i tha DailyMail:



“Isha në shtëpinë e partnerit tim pasi shkova në palestër. Ne ishim në kuzhinën e tij duke bërë disa sanduiçe dhe papritmas dëgjuam zëra. Në fillim menduam se ishin fishekzjarre, pasi zona është e zhurmshme ndonjëherë. Dhe kështu dolëm në pjesën e përparme të shtëpisë. Pastaj pamë personin e armatosur dhe telefonuam 999”, tha ajo.



Mediat britanike raportojnë se pasi vrau nënën, një fëmijë dhe tre kalimtarë të rastit, autori vrau veten. Zona e qytetit portual Plymouth ku ndodhën vrasjet u vendos nën bllokim ndërsa ekipet e reagimit të urgjencës shkuan me shpejtësi në vendngjarje.

Lexo edhe :  "E doja Sabrinën", Elton Metaj ia plas të qarës në sallë, Gjykata e lë në burg

Një video e postuar në mediat sociale tregonte një trup të mbuluar me një çarçaf të shtrirë në trotuar ndërsa një polic i armatosur qëndronte pranë. Nga ana tjetër autoritetet kanë bërë thirrje që njerëzit të qetësohen dhe të mos përhapin panik.

Autoritetet kanë përjashtuar mundësinë që ngjarja të jetë sulm terrorist.

Kryeministri i vendit Boris Johnson pas ngjarjes së rëndë shkroi në Twitter: “Mendimet e mia janë me miqtë dhe familjarët e atyre që humbën jetën dhe me të gjithë ata që janë prekur nga ky incident tragjik në Plymouth mbrëmjen e kaluar.” 

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas