Aktualitet

Sulmi me 8 viktima në Atlanta, aziatiko-amerikanët dalin në protesta














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:55 - 18/03/21 |
mapo.al

Pas tre sulmeve të njëpasnjëshme me 8 viktima të ndodhura në qendrat e masazhit në Atlanta, turma të mëdha njerëzish kanë dalë në protesta në SHBA.






Mediat e huaja bëjnë me dije se protestuesit janë aziatiko-amerikanë, të cilët kërkojnë që të ndalohen sulmet dhe vrasjet e kësaj popullsie.


Aktivistët dhe pjesë e kësaj shoqërie kanë theksuar një rritje të madhe të sulmeve dhe urrejtjes kundër popullsisë së aziatiko-amerikanëve gjatë periudhës së pandemisë dhe jo vetëm.





Ndërkohë që Kombet e Bashkuara në fundit të vitit 2020 kanë lëshuar një raport të detajuar ku tregohet në nivel alarmues dhuna e motivuar në mënyrë raciale kundër aziatiko-amerikanëve.



Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Atlanta ku si pasojë e një sulmi me armë kanë humbur jetën 8 persona, sipas policisë 6 prej tyre ishin gra aziatiko-amerikane, ndërkohë që të tjerët ishin një grua dhe një burrë i bardhë.

Lexo edhe :  Mbledhja - Marku: Të nisim protestat. Basha: Betejën e vazhdojmë në Parlament

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas