Katër persona janë shpallur në kërkim në lidhje me sulmin me armë në lokalin e punonjësit të Forcave “Shqiponja”, Albert Pjetri në Shkodër.
Ngjarja ndodhi rreth ores 21:30 ne afersi te rrethrrotullimit te “5 heronjve të Vigut”. Mësohet se kërkim nga policia janë shpallur shtetasit; Rivaldo Planaj, Orlando Planaj, Bardhok Planaj dhe Mirsad Shpellzaj.
Në vendin e ngjarjes u gjeten e sekuestruan në cilësinë e provës material, në afërsi të lokalit 33 gëzhoja. Sipas burimeve mesohet se efektivi i policise ditet e fundit ka ndaluar teksa ka qene ne sherbim shtetasin Rivaldo Planaj.
Ky i fundit ka tentuar që të mos i bindet policisë dhe ka debatuar me efektivin Pjetri i cili i ka sekuestruar makinën.
Efektivi Albert Pjetri ka deklaruar për kolegët e tij të policisë këtë konflikt të ndodhur me shtetasin Rivaldo Planaj por nga ana tjetër nuk e ka akuzuar drejtpërdrejt se mund të jetë ai autori i ngjarjes, por vetëm ka rrëfyer ngjarjen për shkak të detyrës si efektiv i “Shqiponjave”.
Si bashkëpunëtorë mendohet se jane edhe tre shtetas te tjere ne kete ngjarje te cilet kane qene me nje makine ne momentin kur eshte qelluar ne drejtim te lokalit dhe makines.