Sot, nga burime në media mësohet se janë shoqëruar 2 persona në Tiranë për sulmin terrorrizues të ndodhur pak ditë në Pogradec te hotel “Voloreka”.
Ata mesohet se po dërgohen në Pogradec për tu marre në pyetje rreth sulmin me armë.
Më herët janë vënë në pranga edhe 5 shtetas të tjerë në Pogradec për këtë ngjarje, shtetasi Ilir Berberi, 52 vjeç, banues në Pogradec dyshohet të ketë rolin e organizatorit të ngjarjeve të ndodhura pranë hotelit, ku në bashkëpunim me tre personat e mësipërm dhe disa të tjerë, kanë kanosur me armë zjarri shtetasin J. M., si edhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit, duke i shkaktuar dëme materiale godinës dhe 7 mjeteve të parkuara. Informon policia.
Bashkëpunëtorët e tjerë të arrestuar janë Ilir Meçolli 29 vjeç, Ardian Xhuti, 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq dhe Elvir Haxhiaj 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”). Ndersa dy ditë më parë u arrestua Mariglen Topuzi.
Operacioni i koduar “Driloni” u mor në pyllin e fshatit Vërdovë, Pogradec.
Ata kishin ngritur një çadër që kishte ngritur enkas për t’u strehuar
Policia thotë se Berberi është organizatori i kësaj ngjarje dhe në momentin e arrestimit u kap dhe me armë zjarri pistoletë me vete dhe 59 fishekë që i posedonte pa leje.