Aktualitet

Sulmi në Nice – Kush është 21-vjeçari që u mori jetën tre personave (FOTO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:16 - 29/10/20 |
mapo.al

Mediat franceze kanë publikuar foto të autorit të sulmit terrorist në Nice.


Raportohet se të dhënat u dhanë fillimisht gabim, dhe se autori ka lindur në vitin 1999, pra është 21 dhe jo 25 vjeç.


I riu, i cili u mori jetën tre personave në bazilikën e Notre Dame ndërsa thërriste “Allahu është i Madh”, arriti në Francë nga fundi i shtatorit nga Lampedusa, Itali.



Ndërkohë, një video që ka “rrjedhur” në internet tregon momentin e arrestimit të të riut që është identifikuar si Brahim Aouissaoui. Tuniziani 21-vjeçar u karantinua nga autoritetet italiane për mbrojtje kundër koronavirusit dhe më vonë u la i lirë.


Sipas AFP, ai duket se është urdhëruar nga autoritetet italiane të largohet nga vendi. Sidoqoftë, i riu më pas ka kërkuar azil nga autoritetet franceze.

Lexo edhe :  Akuza për korrupsion, Nicolas Sarkozy pritet të dalë para Gjykatës

Kryebashkiaku i Nice u shpreh se për arsye sigurie të gjitha kishat janë mbyllur dhe jashtë tyre janë vendosur forca sigurie.

LEXO EDHE: 

Tjetër sulm barbar në Francë, tre të vdekur, dy prej tyre u pritet koka (FOTO+VIDEO)


Etiketa: , ,

Pas