Aktualitet

Sulmi terrorist në Francë – Papa Françesku: Qytetarët t’i përgjigjen së keqes me të mirë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:26 - 29/10/20 |
mapo.al

Papa Françesku shprehu ngushëllimet për tre viktimat e sulmit terrorist në Nice të Francës.


Ati i Shenjtë u bëri gjithashtu thirrje qytetarëve francezë që të mos heqin dorë nga mirësia, edhe në ditë të tilla, ku regjistrohen të vdekur nga sulme terroriste.


“Jam pranë komunitetit katolik të Nicës dhe po mbaj zi për sulmin vdekjeprurës që ndodhi në një vend që shërben për t’u lutur.



Lutem për viktimat, për familjet e tyre dhe për qytetarët francezë që të keqes t’i përgjigjen me të mirë”, – tha Papa Françesku.


Tre persona u vranë sot në Nice, nga një agresor që raportohet se thërriti pas atentateve “Allahu Akbar”.


 

Këtu do të gjeni sulmet terroriste në pesë vitet e fundit në Francë.

LEXO EDHE:

Tjetër sulm barbar në Francë, tre të vdekur, dy prej tyre u pritet koka (FOTO+VIDEO)

 


Etiketa: ,

Pas