Aktualitet

Sulmi terrorist në Nice – Macron: Mobilizim të dyfishtë ushtarak








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:41 - 29/10/20 |
mapo.al

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka vendosur mobilizim të dyfishtë ushtarak, pas vrasjeve terroriste të tre personave në Nice.



Në një prononcim për mediat nga zona urbane, Macron tha se tashmë Franca duhet të përshtatet me terrorizmin


“Këtë mëngjes vendosëm të rrisim qëndrimin e vigjilencës në të gjithë Francën për t’u përshtatur me kërcënimin terrorist.



Unë kam vendosur që ushtarët tanë do të mobilizohen më shumë në orët e ardhshme, dhe ne do ta kalojmë mobilizimin si pjesë të operacionit roje nga 3000 deri në 7000 ushtarë në tokën tonë”, u shpreh Emmanuel Macron.


Risjellim në vëmendje se në fillim të këtij muaji, një profesori historie, Samuel Paty, iu pre koka në Paris.


 

LEXO EDHE:

Tjetër sulm barbar në Francë, tre të vdekur, dy prej tyre u pritet koka (FOTO+VIDEO)


Etiketa: , ,

Pas