Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i është bashkuar reagimeve botërore për sulmin terrorist që përgjaku festën e Pashkëve në Sri Lanka. Të paktën 156 persona raportohet se kanë humbur jetën nga një zinxhirë sulmesh terroriste në disa kisha dhe hotele të vendit.
“Një lajm shumë i keq dhe shokues na vjen nga Sri Lanka. Në ditën e Pashkëve, besimtarë të krishterë të pafajshëm janë sulmuar nga terroristë mizor të cilët përdorin besimin fetar për agjendat e tyre politike. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve”, thuhet në reagimin e Metës të publikuar në rrjetet sociale.
LEXO EDHE:
Sri Lanka, përgjaken Pashkët, 156 të vrarë nga sulmet në kisha/FOTO