Një sulm terrorist me 5 të vdekur dhe të paktën 17 të plagosur, u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Vjenë.
Duket se, një nga autorët e krimit është me origjinë shqiptare. Kështu pretendon gazetari austriak Florian Klenk.
Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Klenk shkruan se emri i tij është Kurtin S. dhe se ka lindur në vitin 2000.
Prindërit e tij, sipas gazetarit, vijnë nga Maqedonia e Veriut, dhe mbajnë profil të ulët për sa i takon besimit fetar.
Klenk gjithashtu pretendon se 20-vjeçari shqiptar ishte në radarin e shërbimit sekret, pasi ishte një nga 90 islamikët austriakë që donin të udhëtonin në Siri.
Ai u ndalua ta bënte këtë në korrik, vijon gazetari, pasi policia nuk i besoi.