Aktualitet

Sulmohen me granatë policët dhe doganierët në Jarinjë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:58 - 17/10/21 |
mapo.al

Para pak minutash është sulmuar me granatë pikë-qëndrimi i zyrtarëve policorë dhe doganierëve në kufirin e Jarinjes, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.






Sipas këtyre burimeve, granata është hedhur nga ana e Serbisë.


Përveç dëmtimit të objektit, nuk dihet nëse ka të lënduar.







Ragip Bunjaku, Ushtrues detyre i drejtor i Departamentit për Kufi, ka dhënë detaje lidhur me rastin në veri.




Në një përgjigje për Telegraf, tha se nuk bëhet fjalë për sulm.



Sipas tij, është fjala për një plumb qorr që ka rënë, të cilin janë duke e verifikuar.

“Nuk ka pasur sulm, ka rënë një plumb qorr. Jeni duke verifikuar atë”, tha Bunjaku.

Rreth orës 17:00, është sulmuar me granatë pikë-qëndrimi i zyrtarëve policorë dhe doganierëve në kufirin e Jarinjes.

Lexo edhe :  VOA: Vuçiç/ Duam bisedime të shpeshta dhe të shumta me Prishtinën

Sipas burimeve të KP-së granata është hedhur nga ana e Serbisë.

 

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas