Sulm kibernetik i paprecedentë turk në faqet elektronike të qeverisë greke Për rreth dy orë sot në mbrëmje faqet elektronike zyrtare të parlamentit grek, ministrive dhe dikastereve shtetërore nuk funksiononin.
Grupi i Hacker turk me titullin «Anka Neferler» pranoi sulmin në facebook duke shtuar se kjo është kundërpërgjja e parë për qëndrimin kërcënues të Greqisë ndaj Turqisë. Athina zyrtare konfirmoi ngjarjen alarmante me deklaratë të posacme.