Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kongo, ku është vrarë ambasadori italian Luca Attanasio dhe një polic që ndodhej në autokolonën e diplomatit.
Mediat italiane raportojnë se paraprakisht dyshohet për një sulm të armatosur nga një grupim terrorist. Ndërkaq një hetim ka nisur lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe motivet.
“Ambasadori u qëllua gjatë sulmit ndaj autokolonës së Kombeve të Bashkuara me të cilën ai po udhëtonte, dhe vdiq si pasojë e plagëve të marra”, tha për AFP një diplomat i rangut të lartë.
Rojet e Parkut Kombëtar Virunga zbulojnë se sulmi ndodhi rreth orës 10:00 (me orën lokale) dhe ishte një tentativë pengmarrje.
30
Etiketa: Karvani i OKB, Kongo, Luca Attanasio, Sulm me armë