Aktualitet

Sulmohet makina e biznesmenit në Shkodër, i lënë mesazh në një letër








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:31 - 25/01/21 |
mapo.al

Një biznesmen nga Shkodra është paralajmëruar për jetën në sajë të sulmit që i është bërë makinës së tij në fshatin Hot i Ri. Bëhet fjalë për Nikolin Shqau.



Makina tip “Tiguan” ndodhej e parkuar përpara derës së shtëpisë së Shqaut, kur disa persona në mënyrë të papritur i kanë thyer xhamat duke shkaktuar edhe dëme të tjera materiale.


Biznesmeni ka reaguar fill pas një sinjali të lëshuar nga makina. Pasi doli jashtë për të parë ç’po ndodhte, ka njoftuar policinë vendore të Shkodrës.




Efektivët kanë gjetur brenda makinës shufrën me të cilën dyshohet se autorët kanë goditur “Tiguan”, dhe në anën e djathtë , afër pasqyrës, një letër të shkruar, që mendohet se është një mesazh për Shqaun.



Nuk është e qartë ajo çka shkruhet në letër, por së bashku me shufrën është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.


Nikolin Shqau ka deklaruar se nuk ka konflikt me asnjë person, ndaj mbeten të paqarta arsyet e sulmit.

Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

<
>
makina e biznesmenit2 makina e biznesmenit1 makina e biznesmenit
8


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas