Monday, May 16, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Sulmoi me armë lokalin, kush është “i forti” i Shkodrës Bardhok Pllanaj

by mapo.al
23/12/2020
in Kronika, Kryesore
0

Katër janë personat e shpallur në kërkim për sulmin me armë ndaj një lokali pranë vendit të quajtur “5 heronjtë e Vigut” në Shkodër, mbrëmjen e kaluar.

Rivaldo Planaj, Orlando Planaj, Bardhok Planaj dhe Mirsad Shpellzaj, sipas policisë, dyshohen të kenë marrë pjesë në këtë ngjarje.

Drejt lokalit në pronësi të efektivit të “Shqiponjave” Albert Pjetri është qëlluar 33 herë, por fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës. Kjo pasi efektivi i policisë, Albert Pjetri ka ndaluar disa ditë më parë Rivaldo Planajn, vëllai i Bardhok Pllanajt, ky i fundit emër i njohur për Policinë e Shkodrës.

Rivaldo Pllanaj ka tentuar që të mos i bindet urdhrit të Policisë, ndërsa ka debatuar me efektivin Pjetri. Ky i fundit, teksa ndodhej në detyrë, i ka sekuestruar makinën vëllait të Bardhok Pllanajt.

Ky ka qenë edhe motivi i konfliktit të policit Pjetri me vëllezërit Pllanaj që solli edhe atentatin me armë zjarri mbrëmë rreth orës 21:30, duke tronditur Shkodrën me breshëri kallashnikovi.

Kush është Bardhok Pllanaj
46-vjeçari Bardhok Pllanaj cilësohet si “Kumbari” i Shkodrës. Dy vite më parë policia dhe prokuroria i sekuestroi një pallat me vlerë 2 mln euro, ndërsa u vu nën akuzë për tre vepra penale “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”.

Sakaq, në vitin 2014, i forti i Shkodrësë është arrestuar për trafik droge. Bardhok Pllanaj njihet si njeriu që trazoi politikën dhe policinë disa vite më parë. Në vitin 2014, “Kumbari” i Shkodrës u fsheh në makinën e ish-deputetit Mark Frroku, për t’iu shmangur arrestimit nga policia, e cila e kërkonte për trafik droge. Frroku mohoi akuzat në drejtim të tij, por në raportin e oficerëve të gjurmimit në sektorin e narkotrafikut, shkruhet se i dyshuari në suervejim prej tyre ka lëvizur nga lokal “Antika” në Tiranë, drejt Lakrapës me automjetin “Audi” në pronësi të deputetit.

Pllanaj është hetuar së bashku me disa persona të tjerë, si pjesë e grupit të të arrestuarve në kuadër të operacionit “Laguna e Vilunit”, madje ndaj tij u nxor edhe një urdhër arresti, por në atë kohë ai nuk u gjet. Ai i shpëtoi dënimit për mungesë të provave.

Gjatë operacionit “laguna e Vilunit të zhvilluar më datë 30 shtator 2014, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” midis Lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit, shërbimet e policisë kufitare dhe ato të Guardia di Finanza, panë të hidheshin nga një mjet lundrues, në det çanta të zeza në përmasa të mëdha.

Pasi u nxorën nga deti, rrezultoi se brenda thasëve kishte drogë me peshë 210 kg. Të nesërmen, në vendin e quajtur Grykëderdhja e Bunës në Velipojë, forcat e policisë kufitare gjetën të hedhura në det edhe 15 çanta të tjera me peshë 594 kg. Hetimet provuan se sasia e lëndës narkotike ishte ngarkuar në skaf në Velipojë për t’u dërguar në Itali, te pritësit e saj, njëri prej të cilëve është identifikuar si shtetas italian.

LEXO EDHE: 

Sulmi me armë ndaj lokalit në Shkodër, flet i vëllai i policit: Qëlluan 25 herë

Sulmi me armë ndaj lokalit në Shkodër, dalin emrat e 4 të dyshuarve

Tronditet Shkodra/ Qëllohet me armë zjarri drejt një lokali

Tags: Albert PjetriBardhok PllanajlokaliShkodërSulm me armë

JU SUGJEROJME

Shkrimi në median austriake, Presidenca: Shpifësit do të marrin përgjigjen e merituar
Aktualitet

Shkrimi në median austriake, Presidenca: Shpifësit do të marrin përgjigjen e merituar

16/05/2022
Tre të arrestuar për vrasjen e shqiptarit në Londër
Aktualitet

Tre të arrestuar për vrasjen e shqiptarit në Londër

16/05/2022
Aksidenti në By Pass-in e Vlorës, humbin jetën shoferi dhe pasagjeri
Aktualitet

Aksidenti në By Pass-in e Vlorës, humbin jetën shoferi dhe pasagjeri

16/05/2022
Pompeo në Tiranë/ Ngjela: Politika amerikane po tallet me Saliun, sidomos Yuri Kim
Aktualitet

Pompeo në Tiranë/ Ngjela: Politika amerikane po tallet me Saliun, sidomos Yuri Kim

16/05/2022
Next Post
Tiranë – Dhunoi vajzën e tij, më pas goditi policin, prangoset 45 vjeçari

Tiranë - Dhunoi vajzën e tij, më pas goditi policin, prangoset 45 vjeçari

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Rruga në Nju Jork merr emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Arbër Hajdari ndan me shqiptarët momentet emocionuese
  • Shkrimi në median austriake, Presidenca: Shpifësit do të marrin përgjigjen e merituar
  • Tre të arrestuar për vrasjen e shqiptarit në Londër
  • Aktori i njohur Jason Momoa kërkoi falje, po vëllezërit Veshaj pse nuk e bëjnë?
  • Aksidenti në By Pass-in e Vlorës, humbin jetën shoferi dhe pasagjeri



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In