Aktualitet

Sulmuesi i kombëtares kthehet te goli në Holandë, nuk i ndahet Ajaxit (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:55 - 29/11/20 |
mapo.al

Një javë më parë humbi një rast flagrant me portën e boshatisur, por Armando Broja u konfirmua sërish titullar nga trajneri i Vitesses dhe shpërbleu më së miri besimin, pasi arriti të rikthehet te goli.






Sulmuesi kuqezi zbriti në fushë nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Fortuna Sittard dhe arriti të dërgojë topin në rrjetë në minutën e 84-t, ndërsa vetëm 5 minuta më vonë la fushën e lojës në një zëvendësim taktik.


Vitesse ia doli të triumfojë me rezultatin 2-0 ndaj Fortuna Sittart, duke mbajtur ritmin e Ajaxit kryesues, ndërsa sfidën e zhbllokoi Darfalou në minutën e 72-të e më pas ishte Broja që vulosi suksesin, pasi u gjend në vendin e duhur për të shtyrë në rrjetë krosimin e Tanane.







Ky është goli i pestë i Armando Brojës në kampionatin holandez.

Lexo edhe :  Rama shpalli krizën, Basha: Gënjen qytetarët, ja çfarë po ndodh



1




Etiketa: , , , , ,

Pas