Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj ka qenë protagonist absolut në Spanjë në ndeshjen që skuadra e tij, Albasete fitoi në trasnfertë 1-3 ndaj Majorkës.
Përveçse shënoi gol, Manaj ka bërë një ndërhyrje tepër të ashpër në minutën e fundit të pjesës së parë ndaj mbrojtësit Xisko Kampos, duke e detyruar të largohet nga fusha me ambulancë.
Menjëherë pasi mbrojtësi është nisur drejt spitalit, stadiumi ka shpërthyer në kor ndaj Rei Manajt duke e quajtur vrasës (asesino).
Gjendja e mbrojtësit dukej serioze, ndërsa të gjithë presin me ankth të marrin lajme nga spitali… sidomos Rey Manaj.