Sport

Sulmuesi i Marokut hedh akuzat: Gjyqtari i kërkoi fanellën Ronaldos, këtu nuk jemi në cirk…






               Publikuar në : 22:41 - 20/06/18 |
mapo.al

Gjyqtari i ndeshjes Portugali-Marok, është akuzuar se i ka kërkuar Kristiano Ronaldos fanellën në fund të pjesës së parë. Është Nordin Amrabat që thuhet se ka bërë këtë deklaratë, ndaj gjyqtarit Mark Geiger.


“Nuk e di me çfarë është mësuar arbitri, por pashë që ishte shumë i mahnitur nga Kristiano Ronaldo. Dëgjova prej Pepes në pjesën e parë, se i kishte kërkuar nëse mund të siguronte fanellën e tij. Këtu jemi në Kupën e Botës, nuk po flasim për ndonjë cirk” – deklaroi Amrabat i Marokut.




Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas