Kryesore, Sport

Sulmuesi i ri të Partizanit bëhet i njohur për arsyen e gabuar

Ekipi i Partizanit ka blerë një sulmues nga Gana, të quajtur Kuame Karikari. Lajmin e konfirmon një faqe e njohur ganeze.


Megjithatë prej ditësh emri i tij po përflitet në botën sportive shqiptare dhe në rrjetet sociale. Kjo për shkak të mbiemrit.

Ardhja e sulmuesit të njohur duhej të komentohej për aftësitë e tij, pasi është një futbollist shumë i mirë. Por duket se njerëzit do merren më shumë me mbiemrin e tij.

Shumë meme janë prodhuar online, ndërkohë që lexuesit pyesin se si do e thërrasin futbollistin komentatorët sportivë. Një mundësi është që ta thërrasin Kuame.

Interesi i mediave shqiptare për mbiemrin ka bërë që të pyesin edhe vëllanë e sulmuesit për kuptimin e tij. Ai u ka thënë se është një emër normal në gjuhën e tyre.

Operacionin për afrimin e sulmuesit e ka mbikëqyrur drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas