Bekim Balaj, sulmuesi i Përfaqësueses Shqiptare ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë. 28-vjeçari është transferuar nga skuadra çeçene, Akhmat Grozny ku aktivizohet edhe Odise Roshi, në Austri te klubi i Sturm Graz me parametra zero.
Balaj ka rënë dakord për dy vite me skuadrën që e mbylli sezonin që lamë pas në vendin e pestë, ndërsa aktualisht luan në Europa League, me objektiv pjesëmarrjen në fazën e grupeve të këtij kompeticioni. Shkodrani kaloi me sukses vizitat mjekësore të kryera në fshehtësi dhe është i gatshëm për austriakët.
Pas Kroacisë, Polonisë apo Rusisë ku u aktivizua, Bekim Balaj do të provojë një tjetër aventurë në Europë.