Aktualitet

Sulmuesi shqiptar firmos me Fiorentinën








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:37 - 02/09/20 |
mapo.al

Lojtarët shqiptarë kanë gjetur një ambient mjaft të përshtatshëm për të shkëlqyer në Itali dhe po arrijnë të “çajnë” deri në ekipe të mëdha të Serie A.



Shumë talente po rriten në akademitë e klubeve gjigante italiane dhe i radhës, që do vazhdojë këtë rrugë është Eljon Toçi.


Ky i fundit është 17 vjeç dhe deri tani ka qenë pjesë e Sudtirol, me të cilën ka debutuar edhe me ekipin e parë në Serie C. Tashmë qendërsulmuesi do të vazhdojë karrierën te Fiorentina.



Ka qenë klubi nga Firence, që ka blerë shërbimet e tij dhe lojtari do i bashkohet ekipit të të rinjve. Ai ka firmosur kontratë 3-vjeçare me opsionin e rinovimit për edhe tre vite të tjerë.



Skuadra e dytë e Fiorentinës drejtohet nga i mirënjohuri Alberto Akuilani. “TMW” bën me dije se Fiorentina sot e ka federuar të riun dhe në ditët në vazhdim ai do të bashkohet me shokët e rinj të skuadrës. Në ta ardhmen Toçi mund të jetë një element i rëndësishëm për kombëtaren shqiptare. /Vipsport.al/


1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas