Friday, May 20, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Suning Group” pranë falimentimit/ Interi del në shitje

by mapo.al
24/09/2021
in Aktualitet, Sport
0

Nga situata e vështirë ekonomike që ka kapluar të gjitha klubet e futbollit, sidomos pas pandemisë, Interi ka qenë ndër më të prekurit.

Projektorët u drejtuan mbi gjendjen financiare të klubit veçanërisht pas largimit të Kontes, Lukakut e Hakimit dhe çështjes së rrogave të papaguara.

Nën pronësinë e “Suning”, zikaltrit po kalojnë krizë dhe kinezët po detyrohen të përfundojnë një nga një investimet e tyre, siç ndodhi me të fundit “Suning Sports Group International UK Limited” në Londër, për t’u përqendruar në Kinë dhe tek Interi.

Për këtë të fundit presidenti Zhang duhet akoma të likuidojë borxhin e marrë nga “Oaktree” dhe ndërsa gjendet në vështirësi, situata e klubit ka filluar të monitorohet.

INVESTITORËT – Siç raporton e përditshmja financiare italiane “Il Sole 24 Ore”, ka nisur tani konkurrenca mes investitorëve amerikanë dhe atyre arabë për të marrë nën kontroll zikaltrit. Fondi sovran saudit, (PIF) që qarkullon më shumë se 400 miliardë dollarë, është në gjurmët e Interit dhe në verë mund të nisin negociatat. Arabët kërkojnë të investojnë patjetër në një klub futbolli.

Por asgjë nuk është kaq e thjeshtë, sepse nga Shtetet e Bashkuara po i kushtohet gjithmonë e më shumë vëmendje futbollit në Europë dhe investitorët, si në rastin e Xhenoas, janë gjithmonë e më të hapur për mundësitë dhe Interi është një opsion i shkëlqyer.

Gjithsesi, nuk është mister fakti që organi më i lartë i futbollit europian, UEFA, dhe presidenti i saj, Aleksandër Ceferin, i shikojnë me sy të mirë pronarët arabë në futboll, nisur nga fakti që presidenti i PSG-së, Al Khelaifi, i doli kundër projektit të Super Ligës Europiane duke u rreshtuar krah UEFA-s, ndaj në rast të zhvendosjes së pronësisë në Gjirin Persik, Interi do të ndërronte edhe politikat e klubit në lidhje me projektet europiane dhe shoqëritë ku merr pjesë.

Edhe pse ende nuk ka bisedime, tratativat duken më afër se asnjëherë pasi “Suning Group” ndodhet tashmë nën një presion të shumëfishtë, mes falimentimit të disa prej aktiviteteve të tyre e likuidimit të borxhit ndaj amerikanëve të “Oaktree”, që 275 milionë eurot e tyre i kërkojnë në fund të dy viteve të ardhshme.

Tags: falimentimInteritaliSeria AShitje

JU SUGJEROJME

Rreziku i riinfektimet me Omicron rritet me 18 herë
Bota

Rreziku i riinfektimet me Omicron rritet me 18 herë

20/05/2022
Kreu i NATO-s bisedon me Ramën për Ukrainën, Finlandën dhe Suedinë
Aktualitet

Kreu i NATO-s bisedon me Ramën për Ukrainën, Finlandën dhe Suedinë

20/05/2022
Pastrohen rrënojat në Teatrin e Dramës Mariupol, qindra trupa e civilë të vdekur
Bota

Pastrohen rrënojat në Teatrin e Dramës Mariupol, qindra trupa e civilë të vdekur

20/05/2022
Operacioni i SPAK u dekonspirua? Reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
Aktualitet

Operacioni i SPAK u dekonspirua? Reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

20/05/2022
Next Post
Rama në mënyrë cinike luan kartën gjinore në kabinetin me shumicën gra

Rama në mënyrë cinike luan kartën gjinore në kabinetin me shumicën gra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Modelja shqiptare bëhet nënë
  • Agron Llakaj vë në siklet Donald Veshaj
  • Rreziku i riinfektimet me Omicron rritet me 18 herë
  • Kreu i NATO-s bisedon me Ramën për Ukrainën, Finlandën dhe Suedinë
  • Pastrohen rrënojat në Teatrin e Dramës Mariupol, qindra trupa e civilë të vdekur



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In