Ky super jaht mund të mbajë deri në 8 pasagjerë dhe lundron me shpejtësi mbi 74 km/ore.
Jahti luksoz hibrid mund të lundrojë deri në lartësinë 1.5 metra mbi ujë. Asnjë çmim zyrtar nuk është deklaruar ende por pritet që të kushtojë disa miliona dollarë.
Klientët që do duan ta blejnë, duhet të porosisin 12 muaj përpara. Foiler është emri i këtij jahti, i krijuar nga Enata Marinë, më bazë në Sharjah, qyteti i tretë më i populluar në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në një deklaratë, një zëdhënës i kompanisë shprehet: Me Foiler ju keni dy në një: një jaht të rehatshëm dhe së dyti një jaht luksoz me performancën dhe forcën e një super makine.”
Gjithashtu ai thotë se: Ky jaht nuk i ndjen aspak dallgët as në kohë të keqe, kështu mund të lundroni rehatshëm me shpejtësi maksimale, ndryshe nga barkat normale, të cilat ngadalësojnë nga përplasja me dallgët.”
Me rritjen e shpejtësisë të jahtit, të katër fletët e Foiler fillojnë që të ngrejnë barkën në ajër si një avion në ngritje. Ky mjet është prodhuar me fibra karboni alumin dhe pjesë mekanike prej titanium.