fbpx

Aktualitet

Super Kupa/ Liverpool-Chelsea, derbi anglez “pushton” Europën (FOTO)





               Publikuar në : 16:53 - 14/08/19 |
mapo.al

Sot në mbrëmje të gjithë i kanë sytë në Stamboll të Turqisë. Në orën 21:00 do të luhet sfida e madhe, derbi anglez mes Liverpul dhe Chelsea.


“The Red’s” apo “Blutë e Londrës” do të rrëmbejnë Super Kupën e Europës?



Në letër, skuadra e Jurgen Klopp është favorite. Fituesit e Champions League vijnë në këtë sfidë pas fitores 4-1 kundër Norwich, në përballjen e parë të sezonit në Premier League, por pa portierin Alison Becker të dëmtuar.

“Është një finale dhe duhet përgatitu si e tillë. Chelsea meriton respekt dhe do të kemi probleme nëse nënvlerësojmë kundërshtarët. Nuk ka favoritë, ndërsa ne jemi këtu për të fituar trofeun”, ishin fjalët e Jurgen Klopp në konferencën zyrtare për mediat.


Ndryshe nga rivalët e kuq, Chelsea vjen me një tjetër atmosferë në këtë përballje titanësh. Humbja 4-0 ndaj Manchester United i ka mërzitur “Blutë e Londrës”, jo më pak dhe Frank Lampard, në debutimin e tij të parë.

“Të sfidosh një skuadër si Liverpool në finale të vendos përballë një presioni të madh. Ndeshja e parë në Premier League tregoi se nuk ishim mjaftueshëm gati. Për këtë arsye duhet të bëjmë një tjetër paraqitje dhe të tregojmë të gjithë grintën tonë”, është shprehur Lampard, që kërkon trofeun e parë në karrierën e tij si trajner.

Për sa i përket formacioneve, çdo gjë është paraprake, pasi në të tilla sfida ndryshimet mund të bëhen edhe minutën e fundit.

Liverpul do të luajë në portë me Adrian, në mbrojtje do të rreshtohen Van Dijk, Robertson, Arnold dhe Matip. Mesfusha do të përbëhet nga Milner, Henderson dhe Fabinho. Treshja sulmuese është Firmino, Salah dhe Origi.

Nga ana tjetër, Chelsea luan në portë me Arrizabalaga, në mbrojtje me Christensen, Zouma, Azpilicueta dhe Emerson. Në mesfushë luajnë Kante, Jorginho, Mason Mount, Rodrigues dhe Pulisic. Sulmuesi i vetëm për Chelsea është Giroud.

Dhe pak orë na ndajnë nga sfida e madhe.


Etiketa: , ,

Pas