ShowBizz

Super modelja Ashley Graham është shtatzënë (FOTO+VIDEO)






               Publikuar në : 18:59 - 14/08/19 |
mapo.al

Ashley Graham është një modele e famshme ndërkombëtare, sipërmarrëse dhe stiliste, por që së shpejti do të mbajë mbi supe edhe një titull tjetër; nënë e re.

31-vjeçarja shpërndau në ‘Instagram’ një video ku duket qartë se ajo është shtatzënë. Ashley pret fëmijën e saj të parë së bashku me bashkëshortin, 30-vjeçarin Justin Ervin.

Modelja postoi videon në llogarinë e saj në ‘Instagram’, ku ka plot 8 milion ndjekës, të cilët e kanë uruar përzemërsisht për këtë pritje të ëmbël.

“Si sot para 10 vitesh, u martova me dashurinë e jetës time. Ky ka qenë rrugëtimi më i bukur në botë, me njeriun tim të zemrës”, shkruan Ashley.





Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas