fbpx

Aktualitet

Super Napoli, por “Zonja e Vjetër” fiton me gol të falur





               Publikuar në : 22:50 - 31/08/19 |
mapo.al

Një super ndeshje ishte ajo mes Juventusit dhe Napolit sot në mbrëmje. Një sfidë me plot shtatë gola, emocion dhe ankth për të dyja skuadrat.


Pjesa e parë u dominua nga bardhezinjtë, ku në minutën e 16’ Danilo zhbllokoi shifrat pas një asisti të Douglas Costa. Tre minuta më vonë ishte Higuain i cili dyfishoi rezultatin, duke i vulosur 45 minutat e para të takimit.

Edhe pse Napoli kërkoi disa herë portën ishte përsëri Juventus që me yllin portugez Cristiano Ronaldo thelloi rezultatin, duke e quajtur “të mbaruar” sfidën.

Por Napoli mesa duket mendonte ndryshe. U duk sikur u rikthyen nga hiçi, duke dominuar pjesën e dytë, duke shënuar 3 gola, por të pafat, u kthyen në shtëpi pa asnjë pikë.



Në minutën e 66’ fillon surpriza në “Allianz Stadium”. Manolas shënon golin e parë për miqtë, dhe vetëm dy minuta më pas Lozano ngushton diferencen. Juventusi nuk e priste këtë kundër reagim të Napolit dhe mesa duket nuk e përballoi dot presionin. Sakaq, në minutën e 81’ Di Lorenza arrin të barazojë shifrat, duke rikthyer shpresën se në minutat e mbetura do mund të përmbysnin gjithçka.


Mirëpo futbolli ndonjëherë është edhe fat. Minuta e 90’ rezultoi fatale për Napolin, pasi Koulibaly shënoi në portën e tij nje autogol, duke i dhuruar Juventusit një fitore e cila vlen 3 pikë të arta.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas