Shqiptari i Kosovës, Ibrahim Dreshaj, vazhdon të shkëlqejë në kampionatin holandez. Pas golit nga goditja e dënimit në sfidën e javës së kaluar ndaj Herakles, mbrojtësi 22-vjeçar ditën e sotme realizoi një supergol nga rreth 35 metra, në portën e Fejnordit.
Dreshaj është duke kaluar një formë të shkëlqyer në kampionatin holandez.
Etiketa: gol, Ibrahim Dreshaj