Sport

Superiorja dhe Kupa e Shqipërisë, FSHF zbardh datat e ndeshjeve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:53 - 13/05/20 |
mapo.al

Superiorja rikthehet në muajin qershor, më datë 3. FSHF njoftoi një ditë më parë për takimin me klubet, pasi më parë ishte biseduar me Ministrinë e Shëndetësisë për Protokollin Sanitar. Pas takimit, për mediat folën edhe përfaqësuesit e klubeve, kryesisht presidentë.


Gjithashtu bëhet me dije se Kupa nuk do të preket, pasi koha është e mjaftueshme që gara të mbyllet dhe ky kompeticion të zhvillohet i plotë, me sistem vajtje-ardhje. Finalja e Kupës zhvillohet me 2 gusht.


Për të mos pasur shumë ngjeshje në kalendar, është vendosur që kampionati të përfundojë më 28-29 korrik. Kështu FSHF duhet të dorëzojë në UEFA kalendarin për përmbylljen e kampionateve para 20 majit, sikurse edhe i është kërkuar. Së fundmi qeveria e futbollit në vend ka publikuar edhe kalendarin e plotë.


KALENDARI I SUPERIORES: Java e 27-të, 3 qershor; Java 28, 7 qershor; Java e 29, 14 qershor; Java 30, 21 qershor; Java 31, 28 qershor; Java 32, 4 korrik; Java 33, 12 korrik; Java 34, 18 korrik, Java 35, 25 korrik; Java 36, 29 korrik


NDESHJET E KUPËS: Çerekfinalet, 10 dhe 24 qershor; Gjysmëfinalet, 1 dhe 15 korrik, Finalja 2 gusht

NDESHJET PLAY-OFF: 5 dhe 6 gusht


Etiketa: , ,

Pas