Sport

Superiorja nis me Kukësi-Partizani, zbardhet grafiku i ndeshjeve






               Publikuar në : 14:47 - 19/08/19 |
mapo.al

Dje u luajt Superkupa e Shqipërisë, mes Partizanit dhe Kukësit. Triumfoi i pari, fituesi i titullit kampion në sezonin e kaluar, kundër verilindorëve, që janë fituesit në fuqi të Kupës së Shqipërisë. Këtë fundjavë, futbolli kombëtar do të nisë në të gjitha stadiumet e Superiores. Interesant është fakti se në “skenë” do të vihet sërish e njëjta përballje, sërish në “Elbasan Arena”. Pikërisht, kryesfida Partizani-Kukësi do të ngrejë siparin e javës së parë të kampionatit të ri, të premten, në orën 19:00. Sipas planifikimit të bërë nga FSHF, fundjava futbollistike do të vijojë edhe të shtunën, sipas grafikut të mëposhtëm:


Kategoria Superiore, java e 1-rë:
23 gusht
Kukësi-Partizani, ora 19:00 (“Elbasan Arena”)

24 gusht
Vllaznia-Laçi, ora 16:00 (“Loro Boriçi”)
Skënderbeu-Flamurtari, ora 16:00 (stadiumi “Skënderbeu”)
Tirana-Luftëtari, ora 19:00 (“Selman Stërmasi”)
Teuta-Bylis, ora 19:00 (“Niko Dovana”)


Etiketa: , , ,

Pas