Aktualitet

Superiorja/ Tirana kalon Kastriotin, kandidate për titull, Teuta ngec në Ballsh














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:10 - 07/03/21 |
mapo.al

Tirana ka marrë fitoren e tretë radhazi ditën e sotme në përballjen ndaj Kastriotit, duke u rifutur në garën për titull, pasi Vllaznia e vendit të parë është vetëm 6 pikë larg tashmë.






Në ndeshjen tjetër, Teuta ngeci në barazim 1-1 ndaj Bylisit, duke bërë një haps fals.


Sfida në Kamëz nisi mjaft mirë për Tiranën, që mori avantazhin në minutën e 20’.







Sokol Neziri preku një top me dorë në zonë dhe arbitri akordoi 11-metërsh. Te pika e bardh u paraqit Taulant Seferi, i cili goditi saktë dhe çoi shifrat në 0-1.



45 minutat e para u mbyllën me avantazhin e bardhebluve, të cilët edhe pjesën e dytë e nisën shumë mirë.



Erion Hoxhallari shënoi një perlë të vërtetë në minutën e 59’, teksa çoi në trekëndësh një goditje dënimi, duke mos i dhënë mundësi reagimi portierit Isli Hidi.

Lexo edhe :  Përmbysje e çmendur ndaj Kastriotit, Kukësi i "lë targën" rivalëve

Kastrioti arriti të reagonte në minutën e 67’, ku ishte i zakonshmi Deivid që shënoi. Braziliani shfrytëzoi një krosim perfekt nga krahu i majtë dhe ndali topin në rrjetë pas një goditje me kokë. Deri në fund, Tirana administroi mjaft mirë, duke marrë një fitore me vlera 1-2.

Nga ana tjetër, në Ballsh, Teuta mori avantazhin në minutën e 30’ me anë të Dejvi Bregut, që shndërroi në gol një 11-metërsh. Megjithatë, vendasit e Bylisit reaguan vetëm 8 minuta më vonë me anë të Anthony Bedji, që ndëshkoi portierin Frashëri, duke çuar shifrat në 1-1.

Durrsakët u munduan deri në fund të dilnin me 3 pikë nga transferta ballshiote, por edhe fati ishte kundër, pasi në minutën e 91’, Silvio Zogaj goditi edhe shtyllën. Gjithçka u mbyll 1-1, me Teutën që bën një hap fals në garën për titull.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas