Ka përfunduar koha e rregullt e finales së madhe, e vlefshme për trofeun e Super Kupës së Europës.
Pjesa e parë u mbyll në avantazh të “bluve të Londrës”, me Giroud që shënoi në minutën e 36.
Pjesa e dytë nisi mirë për “Të kuqtë” e Klopp, pasi në minutën 47 Mane arriti të barazojë shifrat në 1-1.
Të dyja skuadrat zhvilluan një lojë të mrekullueshme, intensive dhe me raste të shumta.
Tani do të luhen 2 pjesë nga 15 minuta secila, nëse dhe ato mbyllen në barazim, atëherë do të jenë penalltitë ato që do të vendosin.