Aktualitet

Superkupa e Europës me 20 mijë tifozë, deputeti hungarez: Po bëni eksperiment me njerëzit







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:39 - 21/09/20 |
mapo.al

Ndeshja e Superkupës së Europës mes Bayern Munchen dhe Sevillas është planifikuar të zhvillohet në praninë e 20 mijë tifozëve në Budapest këtë të enjte. Por një deputet hungarez akuzoi UEFA-n se po kryen një eksperiment për të parë se si shpërndahet koronavirusi nëpër stadiume.


UEFA ka vendosur që në ndeshje të jenë të pranishëm 14 mijë tifozë hungarezë dhe nga 3 mijë tifozë për secilën skuadër.


Por deputeti i Partisë Socialiste të Hungarisë, Ildiko Borbley tha se organizata që drejton futbollin europian po e përdor për kërkime mjekësore këtë rast dhe i ka bërë thirrje qeverisë të mos e lejojë që ndeshja të luhet me tifozë.



Nga ana e saj, UEFA ka bërë të ditur se tifozët që do të lejohen të futen në stadium do të kryejnë më parë testin për COVID-19. “Puskas Arena” do të jetë kështu i mbushur me vetëm 20% të kapacitetit, edhe pse rastet e konfirmuara kanë rifilluar të rriten që prej tri javësh tashmë, me 100,7 të infektuar për 1000 banorë në kryeqytet.


Për më tepër, që prej 1 shtatorit, Hungaria nuk lejon gjermanët të futen brenda territorit të saj, por ata që do të kenë një biletë do të marrin leje të veçantë për të hyrë në vend.



Etiketa: ,

Pas