Aktualitet

Superkupa e Spanjës/ Atletico mposht Barcelonën me “ndihmën” e Griezmann dhe kalon në finale





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:23 - 09/01/20 |
mapo.al

Atletico Madridi ka mposhtur 3-2 Barcelonën në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës dhe kalon në finale, ku po e pret Real Madridi.


Një tjetër ndeshje me emocione të mëdha në King Abdullah Sports City të Jeddah teksa dy prej skuadrave më të mira në Europë kanë luftuar për kalimin në finale.



Pas një pjese të parë të tensionuar me shumë faulle dhe kartonë, golat shpërthejnë menjëherë pas pushimit. Koke ka shënuar golin e avantazhit pas një gafe të Vidal në mesin e fushës.


Megjithatë, Messi ka barazuar vetëm pak minuta më vonë, ndërsa Griezmann ka kaluar për të parën herë në avantazh katalanasit.

Morata ka barazuar në minutën e 81’ nga pika e bardhë e penalltisë përpara se Correa të shënonte golin e fitores pas një topi të humbur nga Griezmann në mesin e fushës.

Pa dashje, francezi ka ndihmuar ish-ekipin e tij të zemrës për të kaluar në finalen e madhe.


Etiketa: , , ,

Pas