Aktualitet

Superliga Europiane, Florentino Perez zbulon detaje: Plani do të shkojë përpara














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:22 - 20/04/21 |
mapo.al

Rënia dakord për të formuar Superligën Europiane ka krijuar zhurmë të madhe në ambientin sportiv dhe jo vetëm. Shumë klube dhe drejtues të lartë të futbollit Europian dhe Botëror, UEFA e FIFA janë kundër kësaj ideje.





Megjithatë, presidenti i Real Madrid, njëkohësisht i Superligës Europiane, Florentino Perez është i bindur se ky plan do të shkojë përpara, ndërsa ka zbuluar dhe detaje rreth këtij turneu.


“Futbollistët e rinj i shohin ndeshjet aktuale shumë të gjata. Duhet të rimodelojmë kohëzgjatjen e ndeshjeve dhe t’i shkurtojmë ato. Përzgjedhja e gjyqtarëve do të bëhet sipas meritokracisë të cilët do i pajisim me mikrofon në mënyrë që tifozët të dëgjojnë shpjegimet për vendimet në fushë”, tha ai.





Florentino Perez shpjegoi edhe arsyen e krijimit të këtij turneu, ku sipas tyre përballja mes skuadrave më të mëdha të kontinentit ka më shumë interes dhe njëkohësisht sjell më shumë të ardhura. Këto para sipas tij do të zvogëlojnë humbjet e klubeve gjatë vitit të fundit për shkak të pandemisë së Covid-19.



Nga kontrata me sponsorit, klubet themeluese të Superligës Europiane shpresojnë të përfitojnë secila rreth 434 milionë euro në sezon në 23 vitet e ardhshme, rreth 160 milionë euro më shumë nga ajo që lëvron UEFA aktualisht.


1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas