Vllaznia ka fituar me rezultatin 4 me 1 në ndeshjen e luajtur në Elbasan, përballë ekipit vendas.
Ndërkaq, Laçi dhe Flamurtari janë ndarë në paqe mes tyre, pasi ndeshja ka përfunduar në barazim 1 me 1.
Në ndjeshjen e luajtur në Elbasan, të parët që kaluan në avantash ishin miqtë nga Shkodra.
Në minutën e 16 me anë të Shtubinës kanë shënuar golin e parë dhe me këtë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë.
Edhe në pjesën e dytë kanë qenë sërish shkodranët që kanë shënuar 3 gola të tjerë, 2 me Sozan në minutat 54 dhe 64 dhe më pas ka qenë Agboi ai që në minutën e 77 e ka çuar në 4 numrin e golave.
Elbasani ka shënuar në minutën e 80 me anë të Kalajës golin e vetëm për skuadrën e tij, që vlen thjeshtë për statistikë.
Ndërsa në Kurbin, Laçi dhe Flamurtari janë ndarë në një barazim me nga një gol.
Ishin laçjanët të parët që shënuan gol me anë të Dokut në minutën e 16, duke e mbyllur me këtë rezultat pjesën e parë.
Me nisjen e pjesës së dytë, kanë qenë miqtë nga Vora që janë përpjekur më shumë dhe në minutën e 78 ka qenë Telushi që ka barazuar ndeshjen, 1 me 1.
Me këtë rezultat ka përfunduar edhe ndeshja.
Kujtojmë se, nesër në orën 18:00 luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.