Kryeministri Edi Rama e përshëndet fundin e bojkotit të Ligës Profesioniste të Futbollit, ndërsa shprehet se ky shembull duhet të ndiqet edhe nga naftëtarët e Ballshit.
Në një postim në “Twitter”, Rama shkruan:
E përshëndes fundin e bojkotit absurd të Ligës Profesioniste të Futbollit dhe rifillimin e kampionatit të dielën!
Tani po, gati të flasim me Federatën Shqiptare të Futbollit për të zgjidhur me mirëbesim e mirëkuptim hallet e Ligës! Uroj që naftëtarët të marrin shembull. Unë jam gati!
Dhënia fund e bojkotit disa javor të futbollit në vend, u komunikua mesditën e sotme nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka në krah të kreut të Ligës Profesioniste të Futbollit, Ervin Libohova.
Postimi i kryeministrit Edi Rama në “Twitter”:
E përshëndes fundin e bojkotit absurd të Ligës Profesioniste të Futbollit dhe rifillimin e kampionatit të dielën!Tani po,gati të flasim me Federatën Shqiptare të Futbollit për të zgjidhur me mirëbesim e mirëkuptim hallet e Ligës!Uroj që naftëtarët të marrin shembull.Unë jam gati.
— Edi Rama (@ediramaal) October 29, 2020
LEXO EDHE:
Klubet i japin fund bojkotit, Superiorja starton të mërkurën e ardhshme