fbpx

ShowBizz

Supermodelja 49-vjeçare, Naomi s’është gati për t’u bërë nënë






               Publikuar në : 11:55 - 09/10/19 |
mapo.al

Naomi Campbell gëzon ende një karrierë të suksesshme si supermodele, ndonëse është 49-vjeç. E megjithatë, përsa i përket jetës private, nuk ka krijuar ende familje.


Ylli i pasarelave ka bërë me dije përgjatë një intervistë për revistën WSJ. se kjo është një zgjedhje e saj personale. “Naomi të ketë fëmijë?! Ende jo! Do të shoh se çfarë do të më sjellë universi”-është shprehur Naomi, duke shtuar: Të jesh vetëm nuk do të thotë të jesh i vetmuar. Nuk kam kohë të mërzitem dhe nuk kam kohë të ndihem e vetmuar.



Supermodelja është shprehur gjithashtu se për të privatësia është shumë e rëndësishme, për sa i përket lidhjeve. “Privatësia është e rëndësishme për të njohur njëri-tjetrin. Gjithmonë shqetësohesha se puna ime nuk do ta lejonte këtë. Por ka shumë mënyra, këtë e mësova nga Robert De Niro.”


Etiketa:

Pas