Supermodelja Janice Dickinson ka deklaruar se është droguar dhe përdhunuar nga komediani Bill Cosby.
Dickinson ka thënë se incidenti ka ndodhur në Liqenin Tahoe, në Kaliforni, në vitin 1982.
“Ai më ftoi në shtëpinë e tij për të diskutuar për një rol që do të kisha në shfaqjen e tij. Më pas më dha një gotë verë dhe më hodhi një pilulë në të, duke më thënë se ishte për dhimbjet e barkut që unë kisha. Gjëja e fundit që mbaj mend nga mbrëmja është që Bill më përdhunoi”, ka thënë Dickinson.
Megjithatë avokati i Cosby-t e ka përgënjeshtruar menjëherë ngjarjen duke thënë se modelja po fabrikon gënjeshtra.
Modelja tha gjithashtu se ajo e kishte përfshirë këtë ngjarje në një libër që do të botonte në 2002, por avokatët e Bill Cosby e detyruan botuesin që t’i fshinte detajet e kësaj historie.
Ajo thotë se ka pranuar të bëjë deklaratën pasi i beson gjithë viktimat e tjera që janë përdhunuar nga Cosby.
“Nëse do t’a shihja Cosby-n në fytyrë, do t’i thoja: Si guxon? Shpresoj që të kalbesh”, tha Dickinson.
Përpara Dickinson edhe dy femra të tjera e kanë akuzuar Cosby-n për përdhunim.
Joan Tarshis ka deklaruar se ajo është përdhunuar dhe droguar dy herë nga Cosby në 1969 në Los Angeles.
Pas saj një tjetër femër ka drejtuar gishtin drejt komedianit Bill Cosby.
Barbara Bowman, e cila ishte 17 vjeç kur është sulmuar, tha se: “Cosby i bëri lavazh truri duke krijuar një figurë atërore te ajo, duke e përdhunuar më pas disa herë”.
Avokati i Bill Cosby tha se fakti që janë ngritur shumë akuza për përdhunim kundrejt klientit të tij, nuk i bën ato të vërteta.