Kryesore

Superoperacioni: Sekuestrohen 1350 kg drogë në banesën e 18-vjeçarit shqiptar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:06 - 06/04/18 |
mapo.al

Policia italiane e Provincës së Romës ka sekuestruar në një vilë në lagjen periferike romane Torre Jakova rreth 1350 kg marijuanë si dhe ka vënë në pranga një shqiptar 18-vjeçar që jetonte në këtë banesë.






18-vjeçari shqiptar, i paskeduar më parë nga policia italiane, ishte nën mbikqyrje prej disa ditësh si person i dyshimtë i lidhur më trafikun e lëndëve narkotike, raporton Ora News.


Pas kontrollit në vilë policia italiane ka sekuestruar 75 thasë me marijuanë me peshë totale 1350 kg.







Thasët me drogë ishin të konfeksionuar me celefon e dyshohet se kishin si destinacion tregjet ilegale të shitjes së drogës në territorin e Provincës së Romës.




18-vjeçari është arrestuar me akuzën e trafikut të drogës e ndodhet në burgun ‘Regina Coeli’ të Romës.

Lexo edhe :  Po udhëtonte me motor me të dashurën, ndërron jetë në aksident i riu shqiptar


Autoritetet italiane ka nisur një proces hetoimor për gjetjen e bashkëpunëtorëve të 18-vjeçarit shqiptar.

1


Etiketa: , , , ,

Pas