Në orën 21:00 Watford do të presë Arsenalin në ndeshjen e vlefshme për javën e 34 të Premier Leagues. Skuadra londineze në këtë ndeshje do të luajë pa Hector Bellerin, Rob Holding dhe Danny Welbeck, ndërsa Sokratis nuk do të jetë në këtë ndeshje për shkak të numrit të kartonëve.
Arsenal lufton për një vend në Champions League ndërsa Watford kërkon të ndryshojë renditjen pasi është në vendin e 10-të në kuotën e 46 pikëve.
/MAPO.AL/