Angela Martini feston sot ditëlindjen e 34-të.
Në këtë ditë të veçantë për të nuk kanë munguar urimet dhe dhuratat nga miqtë dhe familjarët e saj.
Dhurata më e bukur padyshim që do i vinte nga bashkëshorti Dragos Savulescu.
Modelja ka ndarë në Instastory buqetën e madhe me trëndafila të kuq që ja kishte dhuruar biznesmeni rumun.
Po ashtu ai i ka dhuruar dhe një tortë me çokollatë në të cilën shkruhet: “Gëzuar ditëlindjen zemër!”.
Kujtojmë se partneri i saj ka pasur probleme me drejtësinë, ai ishte në arrati për një vit po më pas u dorëzua te autoritetet italiane.