Aktualitet

Surpriza/ Ish-aktori i Portokalli kandidon për kryetar Bashkie








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:19 - 11/05/19 |
mapo.al

Kryesia dhe Asambleja e PS miratuan sot 61 kandidatët socialistë për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Një pjesë e mirë e kryebashkiakëve aktualë u rikonfirmuan, ndërsa pjesa tjetër, ndër ta edhe Vangjush Dako e Qazim Sejdini, u lanë jashtë kësaj gare, pas tre mandateve. Megjithatë, mes 61 emrave, ka tërhequr jo pak vëmendje kandidimi për kryetar Bashkie i aktorit të njohur të humorit, Erion Isai.


Kryesia e PS-së ka zyrtarizuar emrin e tij si kandidatin e Partisë Socialiste për bashkinë e Kolonjës. Isai, do të garojë kështu për kreun e kësaj bashkie në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Ai u bë i njohur për publikun me rolet e tij ne “Portokalli” e më pas me largimin prej këtij speklakti të humorit u shfaq në “TV Klan”.



Nuk kaloi pa zhurmë emërimi i tij si Drejtor i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave. Detyrë që e mban prej majit të vitit 2018 me vendim të Këshillit të Ministrave.




Etiketa: , , , ,

Pas