Aktualitet

Lindita Nikolla kryetare e Kuvendit: Do përmbush pritshmëritë e kryeministrit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:17 - 02/09/21 |
mapo.al

Deputetja e PS, Lindita Nikolla do të marrë stafetën e Gramoz Ruçit në krye të Parlamentit.






“Shembull i ndershmërisë, shoqe e mirë e të gjithëve ne, e politikane karriere”, e cilësoi kryeministri Edi Rama, ish-ministren e Arsimit.


Lindita Nikolla do të jetë edhe anëtare e Kryesisë së PS-së. Në një prononcim për mediat pas punimeve të Asamblesë Kombëtare të PS, Lindita Nikolla tha se do të përmbushë pritshmëritë e kryeministrit për besimin e dhënë.







“I qasem me shumë përgjegjshmëri për të bërë më të mirën e mundshme, duke krijuar hapësirat së pari opozitës, për të shprehur mendimet e veta, por duke respektuar gjithçka që ai tempull meriton që nga rregullorja. Sot ajo që mund të them është fakti që jam e mbushur plot në mendje e zemër me një përgjegjësi të shtuar për të përmbushur pritshmëritë që kryetari Rama pati në këtë përzgjedhje“, u shpreh ajo.

Lexo edhe :  Gongu s'e lë të mbarojë fjalën, Rama i kthehet Nikollës: Lëre, kujt po ia bën


1




Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas