Trajneri i kombëtares, Kristan Panuçi ka shpallur listën e futbollistëve që do të grumbullojë për 2 ndeshjet kualifikuese për Euro 2020, përkatësisht ndaj Turqisë në 22 mars në Shkodër dhe Andorrës në 25 mars në transfertë.
Grumbullimi i kombëtares do të nisë ditën e dielë, 17 mars. Jashtë kombëtares trajneri italian ka lënë mesfushorin e Sion-it në Zvicër, Ermir Lenjani, pavarësisht se po kalon një formë të mirë sportive.