fbpx

Politika

Surpriza për Roalbin, Bushati i dhuron fanelën e Realit






               Publikuar në : 09:07 - 18/09/18 |
mapo.al

Roalbi është një nxënës në klasën e dytë në shkollën “Salo Halili” në Shkodër. Dhjetë ditë më parë ishte vetë ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati që ishte në shtëpinë e tij, ku dhe shpërndau librat shkollor falas për të dhe për motrën e tij, Ana që shkon në klasë të parë.


Por për Roalbin ministri Bushati kishte një tjetër surprizë që na e ka rrëfyer në profilin e tij në Instagram. Në ditën e parë të shkollës vetë ministri, si drejtues politik i qarkut Shkodër, ishte në shkollën ku mëson Roalbi, “Salo Halil” në Shodër ku u takua sërish me vogëlushin. Këtë herë nuk kishte libra por nuk kishte harruar dëshirën e Roalbit, që kur të rritej të bëhej futbollist me Realin e Madridit. Ai i ka dhuruar vogëlushit fanelën e skuadrës së zemrës, duke marrë prej tij premtimin se do të mësojë në shkollë.



“Një surprizë për Roalbin!! Suksese kampion!”, shkruan Bushati në diçiturën e videos.


Etiketa: , , ,

Pas