ShowBizz

Surprizë! Modelja e njohur është martuar në fshehtësi 5 muaj më parë






               Publikuar në : 13:35 - 12/07/19 |
mapo.al

Supermodelja Heidi Klum është martuar në fshehtësi me të dashurin e saj 17 vjet më të ri, Tom Kaulitz. Mediat e huaja shkruajnë se çifti e ka kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë në muajin shkurt; konkretisht më datë 22, pasi thuhet se kjo është data e takimit të parë. Sipas “People”, Heidi dhe Tom janë martuar në Kaliforni. Por, këta të fundit nuk kanë preferuar të zbulojnë asgjë.


46-vjeçarja dhe 29-vjeçari u panë për herë të parë së bashku si çift në publik në eventin “amFar Gala”, në maj të vitit të shkuar. Kujtojmë se kjo është martesa e tretë për modelen Heidi Klum, e cila është gjithashtu nënë e katër fëmijëve. Ndërsa për Kaulitz është martesa e dytë.



 


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas