fbpx

Sport

Surprizon Robben, tërhiqet nga futbolli





               Publikuar në : 21:35 - 04/07/19 |
mapo.alm

E kërkonin klubet më të mëdha holandeze si Ajax dhe Psv Eindhoven, pa harruar këtu skuadra me emër të madh në Europë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kinë. Por edhe pse ofertat nuk i mungonin në mënyrë surprizuese në moshën 35-vjeçare Arjen Robben ka vendosur të varë këpucët në gozhdë. Pasi mbylli eksperiencën 10-vjeçare me Bayern Munich, Robben ka vendosur t’i thotë stop futbollit edhe pse dëshira për të vazhduar ishte shumë e madhe. Lajmin e ka bërë publik vetë lojtari me një letër. Në karrierën e tij holandezi fluturues është aktivizuar me 5 skuadra, Groningen ku hodhi hapat e parë si futbollist, Psv Eindhoven ku spikati si lojtar, Chelsea, Reali i Madridit dhe Bayern Munich me të cilët fitoi gjithçka. Në këtë tërheqje të papritur të Robben mund të kenë ndikuar edhe dëmtimet e shpeshta që ka pësuar gjatë viteve të fundit.


“Kam vendosur që ta mbyll karrierën time si profesionist. Pa dyshim, është vendimi më i vështirë, që më është dashur të marr ndonjëherë në jetë. Një vendim, në të cilin ‘zemra’ dhe ‘mendja’ përplaseshin me njëra-tjetrën. Dashuria për lojën të jep bindjen se ende mund të përballesh me gjithë botën, përballë realiteti se jo çdo gjë shkon ashtu si ti e do, dhe nuk je më djali 16-vjeçar që nuk e njeh dëmtimin. Për momentin, jam me shëndet dhe në formë, dhe si një tifoz i futbollit dhe shumë sporteve të tjera, dua të vazhdoj me këtë stil jete edhe në të ardhmen. Kështu që, do më duhet të ndaloj, por më mirë kështu”.





Etiketa: , ,

Pas