Sport

Suso “xheloz” ndaj Donnarummas, ja pse bën numra për rinovimin






               Publikuar në : 21:30 - 24/05/19 |
mapo.al
Këto ndeshjet e fundit e ka rimarrë veten dhe ka shënuar gola duke dhënë dhe asiste. Megjithatë, e ardhmja e Susos është ende në dyshim, pasi klauzola 45 mln euro vlen ende për jashtë vendit.Por, diskutimet për rinovim kanë ngecur. Sipas asaj që lajmërojnë mediat në Itali, spanjolli, që e konsideron veten ndër më të rëndësishmit, xheloz për rrogën e Donnarummas (6 mln euro në sezon), kërkon të paguhet njësoj si portieri, pasi edhe ai po bën disa vite si kuqezi. Ndryshe, nuk rinovon.Klubi për momentin ka refuzuar, ndërsa me largimin e Leonardos, do të ketë plane dhe projekte të tjera, me Gazidis në timon. Spanjolli, në rast se vjen dënim nga UEFA, mund të jetë i sakrifikuari për fair play financiar, pasi u ble për vetëm 1 mln euro nga Liverpool shumë vite më parë.



Etiketa: , ,

Pas