Bota

Synonin Europën, “spastrohet” bregdeti maroken nga qindra emigrantë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:46 - 13/08/18 |
mapo.al

Autoritetet marokene të sigurisë kanë deportuar qindra emigrantë nga rajonet bregdetare për në brendësi të vendit.


Që nga mesi i javës së kaluar ka pasur rritje të kontrolleve dhe arrestimeve të emigrantëve në disa qytete, njoftoi Shoqata marokene për të Drejtat e Njeriut. Po ashtu, policia shkatërroi edhe disa kampe me çadra që gjendeshin në një pyll pranë enklavës spanjolle Melilla.


Qëllimi i këtij aksioni është që të pengohet kalimi i emigrantëve përmes detit Mesdhe drejt Europës.


Një përfaqësues i qeverisë i tha agjencisë franceze të lajmeve “AFP” se, ky aksion kishte të bënte “me luftën kundër emigracionit të paligjshëm”.


Sipas tij, 1.600 deri në 1.800 emigrantë u dërguan në vende “ku mbizotërojnë kushte më të mira jetese”.

Aktivistë marokenë të të drejtave të njeriut thanë se fjala ishte për deportime të paligjshme. Emigrantët, kryesisht nga vendet në jug të shkretëtirës së Saharasë, janë dërguar sipas tyre me autobusë në brendësi të Marokut.

Ata flasin për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe fajësojnë autoritetet marokene, Spanjën dhe BE-në.

Kohët e fundit, gjithnjë e më shumë refugjatë po përpiqen të hyjnë në Europë përmes vendeve të Afrikës së Veriut, duke përdorur korridorin e Marokut. Sipas Kombeve të Bashkuara, këtë vit nga Maroku kanë hyrë në Spanjë më shumë se 28 mijë vetë.

Gjatë muajit gusht ka pasur më tepër emigrantë sesa gjatë të gjithë vitit të kaluar. Sipas njoftimeve të medies, dhjetëra-mijëra refugjatë janë ende në pritje për të hyrë në Europë nëpërmjet enklavave spanjolle në Afrikën e Veriut, ose përmes ngushticës së Gjibraltarit.

Kancelarja gjermane u takua në fundjavë me kryeministrin spanjoll, Pedro Sánchez, për të diskutuar për problemin e refugjatëve. Merkel tha se, në bisedimet me Marokun rolin kryesor e ka Spanja, por ajo ofroi edhe mbështetjen e saj për këto bisedime.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas