Dikur

Syrja Bej Vlora në 1913: Çfarë i kam kërkuar ministrit të Jashtëm italian dhe atij austro-hungarez














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 01:20 - 23/11/21 |
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Prill 2020

“La Démocratie” ka botuar, të premten e 6 qershorit 1913, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me intervistën e atdhetarit shqiptar Syrja bej Vlorës, dhënë asokohe gazetës italiane “La Tribuna”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:






Një intervistë e Syrja beut








“Romë, 5 Qershor. – La Tribuna do të botojë këtë mbrëmje një intervistë të zhvilluar me Syrja bej Vlorën, ish-deputetin turk dhe kunatin e Esat Pashës.




Syrja beu tha se i kishte dërguar një memorje (shkresë) të shkurtër markezit të San Giuliano-s (ministrit të jashtëm italian) dhe kontit Berchtold (ministrit të jashtëm austro-hungarez) për t’u kërkuar :



1° emërimin e një princi të krishterë;

2° krijimin e një banke shtetërore shqiptare, me kapital austro-italian dhe me një kontroll mbi të gjitha hyrjet e shtetit;

3° krijimin e një xhandarmerie ndërkombëtare.

Në lidhje me organizimin e Shqipërisë, thuhet gjithashtu se Austria do të mbështesë kandidaturën e një princi mysliman, duke argumentuar se një princ i krishterë do të rrezikonte vazhdimisht të godiste elementët jo të krishterë të popullsisë.

Kandidatura e një princi mysliman përbën për Austrinë ushtrimin e protektoratit katolik shqiptar.”

3


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas